Sot do të hapet libër zie për viktimat nga përmbytjet në Shkup

Në sallën e Këshillit të Qytetit të Shkupit, baraka numër 13 edhe sot, prej orës 9 deri në orën 16 do të hapet libër zie për viktimat në motin e ligë në Shkup.

Përfaqësuesit e trupit diplomatik për të dytën ditë me radhë u nënshkruan dhe e shprehën ngushëllimin e tyre në librin e zisë. Deri më tani janë nënshkruar ambasadorët e SHBA-së, Rusisë, Britanisë së Madhe, Serbisë, Shqipërisë, Polonisë, Ukrainës, përfaqësues të ambasadave të Gjermanisë, Francës, Spanjës, Italisë, Zvicrës, Greqisë, Sllovenisë, Bosnjë e Hercegovinës, si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare UNDP, OSBE dhe Bankës Botërore në Republikën e Maqedonisë.

Qyteti i Shkupit shpreh falënderim deri te përfaqësuesit e trupit diplomatik për ngushëllimet e dhëna dhe për mbështetjen në këto momente të vështira për banorët e kryeqytetit, transmeton InfoShqip.com.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu