Spanjollët nuk “tremben” nga Mihal Kokëdhima, kthejnë sytë nga Shqipëria për investime në turizëm

“Rrjetet hoteliere të Majorkës, të shqetësuar nga rënia e përfitueshmërisë vitin e kaluar nga aktivitetet që kanë në ishujt Karaibe, po shikojnë destinacione të tjera për zgjerim.

Një prej destinacioneve që po bëhet gjithnjë e më tërheqës është Shqipëria, ku qeveria ka prezantuar incentiva taksash për investimet e huaja me qëllim që të zhvillojë turizmin në vend”.

Kështu shkruan “majorcadailybulletin” ndërsa analizon se si rrjetet hoteliere po e studiojnë Shqipërinë për të investuar.

Në artikull evidentohet se muajin e kaluar ka pasur një serë takimesh mes hotelierëve dhe qeverisë shqiptare.

Në këto takime kanë marrë pjesë përfaqësues të rrjeteve të njohura si Iberostar, Viva, Mac apo Jet 2.

Artikulli evidenton se President ii rrjetit “Iberostar” Miguel Fluxa ka njoftuar pak muaj më parë se grupi i tij do të investojë 300 milionë euro në 5 vitet e ardhshme për 6 hotele me 3 mijë dhoma.

Ndërkohë, përmendet fakti se Melia ka qenë ndër kompanitë e para hoteliere të Spanjës që ka ardhur në Shqipëri ndërsa aktualisht, janë një serë kompanish të tjera që po studiojnë terrenin e po shohin se si do të shkojë para se të investojnë dhe ata.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu