Spartak Ngjela akuza të forta opozitës: Jeni kundër amerikanëve, shkëmbimi i territoreve, një turp historik

Spartak Ngjela akuza të forta opozitës: Jeni kundër amerikanëve, shkëmbimi i territoreve, një turp historik
Ngjela me tej shton se doktrinat perëndimore të politikës për zgjidhjen e konflikteve kanë si epiqendër të tyre dialogun.

“Duhet të përqendrohemi në një pyetje: kush po e kërkon dialogun, dhe përse duhet? Dialogun po e kërkon Uashingtoni dhe Berlini. Këta janë realisht krijuesit dhe çliruesit e shtetit të Kosovës. Përse e duan këta me ngulm këtë dialog? Në fakt kjo është politikë. Doktrinat perëndimore të politikës për zgjidhjen e konflikteve kanë si epiqendër të tyre dialogun. Ky është kusht filozofik. Konflikti midis dy shteteve zgjidhet ose me forcë, ose me marrëveshje. Por edhe pas ushtrimit të forcës, sërish duhet të vijë një marrëveshje. Në rastin e Kosovës, konflikti u zgjidh me forcë në favor të Kosovës. Por sërish duhet marrëveshje. Deri këtu gjithçka është normale”, ka thënë Ngjela

Sipas tij, anormaliteti filloi atëherë kur politikanë në Kosovë menduan të hynin në dialogun në pozicionin e humbësit, duke dorëzuar territore. Ndërsa këtë e ka quajtur edhe si një turp historik.

“Anormaliteti aktual i kësaj çështje filloi atëherë kur politikanë në Kosovë menduan të hynin në dialogun e marrëveshjes me Serbinë në pozicionin e humbësit, duke dorëzuar territore. Ky ishte një turp historik. Pavarësia e Kosovës është shpallur me konturet juridike të territorit. Gjithçka tjetër është shkelje e interesit kombëtar”, ka thënë ai.

Avokati Ngjela, e ka komentuar edhe kërkesën e opozitës në Kosovës për rikthim në pikën zero të procesit të dialogut. Ndërsa, ai ka nënvizuar se opozita në Kosovë nuk është proamerikane.

“Opozita në Kosovë nuk është proamerikane. Vetëvendosja nuk është lëvizje politike proamerikanë. Kjo mjafton për të thënë se nuk luan për interesin kombëtar. Megjithatë në kundërshtimin për shkëmbim territoresh, ajo ka qenë në linjën e drejtë të historisë”, është shprehur Spartak Ngjela për gazetën “Bota sot”.

Ndryshe, me 29 prill në Berlin është paralajmëruar që ta mbahet takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor, në të cilin do të marrin pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu