Spasovski: Alarmet e fundit për “bomba” vijnë nga Irani dhe Rusia

Ditëve të fundit, kërcënimet për “bomba”, vijnë nga adresa elektronike në Iran dhe Rusi, kurse pagesat e shërbimeve VPN janë me kriptovaluta që vështirëson gjetjen e autorëve – përcjell KlanM deklaratën e Ministri të Brendshëm, Oliver Spasovski, për Tv24.

“Intenzivisht po punohet për të gjetur autorët. Disa raste janë zbardhur. Nuk bëhet fjalë pvetëm të kërcënime që ndodhin vetëm në vendin tonë, por me problemin e njëjtë përballen edhe vendet e rajonit. Ditëve të fundit e-mailat janë dërguar nga adresa në Iran dhe Rusi, kurse pagesat në shërbimet VPN janë me kriptovaluta që vështirëson gjetjen e autorëve” – ka deklaruar Ministri Spasovski.

Lidhur me mënyrën e zhvillimit të procesit mësimor, siç njofton KlanM, Spasovski ka deklaruar se policia do të jetë e pranishme afër shkollave, si pjesë e udhëzimeve, që nuk do të jetë publike, por për këtë do të njoftohen Drejtorët e shkollave.

“Mësimi do të zhvillohet pandërprerë, kurse procedurat do të jenë sipas situatës faktike. Më e rëndësishme është siguria dhe qetësia e qytetarëve. MPB-ja do ta vlerësojë rrezikun e alarmeve, por do të veprojë sipas kërcënimit’ – tha Spasovski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu