Pas votimit të qeverisë kalimtare nga ana e Kuvendit të Maqedonisë dhe zgjedhjen e ministrave dhe zv/ministrat e rinj nga radhët e LSDM-së, Oliver Spasovski ka folur para gazetarëve në emër të tyre, ku premtoi para qytetarëve të Maqedonisë se ministrat dhe zv/ministrat e rinj nga LSDM-ja do të jenë sytë e qytetarëve në qeveri, transmeton Zhurnal.
Spasovski njashtu u shpreh se me 11 dhjetorë patjetër të ketë zgjedhje të rregullta, pasi që kjo është rrugë e vetme për dalje nga kriza politike.
”Më 11 dhjetor patjetër të ketë dhe do të ketë zgjedhje të rregullta. Në Maqedoni do të ketë vetëm zgjedhje të rregullta dhe asnjë lloj tjetër. Prandaj edhe jemi pjesë e qeverisë. Porosisim se do ta ndalojmë çdo tentim për çfarëdo lloj parregullsie parazgjedhore ose zgjedhore. Korrupsioni i votuesve, trysnitë, kriminaliteti, këto përfunduan”, deklaroi Spasovski para gazetarëve.