Spasovski: Punët që po ndodhin në Haraçinë, duhet t’i sqarojnë palët mes vete! Do të ketë kallëzime

-Mua më vjen keq që komuna sërish kthehet në një kohë kur nuk kishte asnjë funksionalitet dhe nuk zgjidheshin asnjë nga problemet, këtë e tha mes tjerash sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në lidhje me kërcënimet në komunën e Haraçinës, përcjell TV21. Spasovski tha se do të ketë kallëzime ndaj personave që kanë prishur rendin she sigurinë, ndërkaq theksoi se ajo që po ndodh në Haraçinë, është punë që duhet ta sqarojnë mes vete autoritetet.

“Tashmë po merren masa në përputhje me udhëzimet që po i jep Prokuroria Publike dhe do të parashtrohen kallëzime kundër këtyre personave, por mendoj që të gjitha ata punë që po ndodhin në Haraçinë, janë punë që duhet t’i sqarojnë mes vete, pse, sepse konfliktet mes vete që i kanë personat nga prominenca të njëjta politike, njerëz me interes të njëjtë dhe kështu me radhë, nuk duhet negativisht të paraqitet te qytetarët, në punën e komunës”, tha mes tjerash Spasovski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu