Specialisti: Mos u afroni në brigje, pritet një tjetër cunami! Prefekti i Izmirit: Shteti është në këmbë

Prefekti Izmirit ka folur lidhur me situatën e krijuar nga tërmeti i fuqishëm që ka tronditur detin Egje mesditën e sotme. Ai tha se qytetarët duhet të bashkëpunojnë për menaxhimin e kësaj situate dhe të mos bllokojnë rrugën të cilat duhet të jenë të hapura për misionet e shpëtimit për ata që kanë mbetur nën rrënoja.

Rrugët të jenë të lira dhe të qytetarët nuk duhet të bllokojnë rrugë. I gjithë shteti është në këmbë për të ndihmuar qytetarët. E kemi situatën në dorë. Mos na bllokoni rrugën. Duhet që të gjithë të bëhemi bashkë dhe të shpëtojmë çdo jetë që është poshtë ndërtesave”, tha ai.

Ndërkohë specialisti nga agjencia për përballimin e fatkeqësive u shpreh se pasgoditjet po vazhdojnë ndërkohë që i bëri thirrje qytetarëve të mos kthehen në banesa. Ai u shpreh se në orët në vijim po pritet një tjetër cunami.

“Na ka ndodhur një tërmet me thellësi nga 10 deri në 12 km. Tërmeti ka prekur një zonë të madhe dhe ka shkaktuar dëme të mëdha. Ka një orë e gjysmë që ka rënë tërmeti dhe vazhdimisht ka pasgoditje. Mund të presim në orët në vazhdim pagoditje deri në 6 të shkallës rihter prandaj paralajmërojmë qytetarët për atë që do të vijë në orët në fillim. Tërmeti ka prekur një zonë të gjerë dhe dëmet janë të pasqyruara në hartë dhe zona është mjaft e gjerë. Është bërë një lloj konvertimi që ne e përcaktojmë ballë.

Ka zona ku është ndjerë 7.7, 6.7 ose 7. Është prekur e gjithë zona e Izmirit. Dëmet janë më të mëdha. Po të shikoni, ka edhe zona që janë goditur nga cunami që ka qenë pak më shumë se një metër. 30 sekonda pasi ka rënë tërmeti janë njoftuar zonat bregdetare për cunamin që erdhi më pas. Ka pasur një lloj përplasje të dallgëve. Mund të presim edhe dallgë më vonë deri në 60 cm. Kështu që si specialist të fushës i bëjmë thirrje qytetarëve të largohen nga brigjet”, u shpreh ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu