Spitalet n’hall, drejtori i Bashkimit Demokratik blen makinë zyrtare 41 mijë euro (FOTO)

Disa ditë më parë, Fondi për sigurime shëndetësore ka blerë dy automjete të reja, për të cilat janë ndarë 82.600 euro, ose një automjet u ble me çmim prej 41.300 euro, për dy drejtorët njëri nga rradhët e LSDM-së dhe tjetri nga Bashkimi Demokratik, raporton Fokus.

Sipas të dhënave të publikuara nga Byroja e Prokurimeve publike, kontrata e prokurimit ishte lidhur më 20 maj, ndërmjet Kompanisë MI-DA GRAND MOTORS SHPK Shkup dhe dy drejtorët e Fondit, Stevo Krstevski dhe Faton Ahmeti.

Mund të shihet nga marrëveshja që vetëm një kompani ka marrë pjesë në tender, kurse si kriter i përzgjedhjes është deklaruar çmimi më i ulët. Fondi vendosi të blejë dy automjete nga prodhuesi Ford, gjegjësisht makina nga marka “mondeo titanium”. Vetë tenderi është i dyshimtë se sipas ligjeve duhet minimum 2 kompani të paraqiten në tender për të qenë blerja ligjore.Por edhe nëse e lëmë anësh këtë ligj, kur kushtet nëpër spitalet në Maqedoni janë shqetësuese drejtorët në fjalë kanë mundur të blejnë automjete më të lira si p.sh Fiat Sedan 12.000 mijë euro ose Toyota Corola 16.900 euro por ato kanë zgjedhur variantin më të keq…. “Luksin”.

Nëse do të kishin blerë 2 vetura Fiat nga 12.000 euro ata bëjnë 24.000 euro dhe to kursenin gati 60.000 euro, me të cilat para mund të renovonin WC e spitalit të Tetovës ose të blenin një aparat EHO për spitalin internistik të Tetovës pasi ky i fundit shpesh është jashtë funksionit ose më e rëndësishmja në këtë pandemi..aparate oksigjeni ose oksigjen që mos vdisnin pacientët për oksigjen në Maqedoni. /Shqipmedia


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu