Stefanov: Nuk e dijnë patriotat se Maqedonia është Bullgaria Jugperëndimore

Presidenti i klubit bullgar të futbollit Slavia e Sofjes, Vencilas Stefanov ka dhënë një deklaratë provokative, që është përfshirë në mediat në Maqedoninë e Veriut dhe ka nxitur reagime.

Presidenti kontrovers i Slavia të Sofjes, Stefanov si duket ka reaguar pas ndjeshjes që u nda me barazim midis përfaqësueseve të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Ai ka theksuar se “nuk e dijnë patriotat e mëdhenj në Maqedoni se Maqedonia është Bullgaria Jugperëndimore.

Origjina ime është nga Manastiri, por nuk jam maqedonas, jam bullgar. Le ta dinë patriotët e mëdhenj të Maqedonisë se Maqedonia është Bullgaria Jugperëndimore. Çfarë mund të them për ndeshjen. Arbitri na vodhi fitoren. Ishte një penallti e pastër, i ndihmoi mysafirët të mos humbnin. Ata nuk luajtën asgjë, nuk kishte rreziqe reale para portës sonë”, tha Stefanov.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu