Stevo Pendarovski zgjidhet president, faleminderon edhe në shqip: Do jem president i të gjithëve

Numërohen të gjitha votat dhe zyrtarisht Stevo Pendarovski shpallet president i Republikës së Maqedonisë së Veriut, njofton InfoShqip.com

Stevo Pendarovski mbajti fjalimin e tij duke thënë se sot ka fituar populli dhe se do jetë president I të gjithëve. Ai gjithashtu faleminderoi edhe në gjuhën shqipe të gjithë ata që e kanë votuar.

Stevo premton se bashkë përpara do ecim drejt rrugës euro-atlantike. Faleminderoi edhe kryeministrin Zaev për mbështetjen dhe gjithë partitë politike si dhe Gordana Siljanovskën dhe Blerim Rekën për këto zgjedhje të qeta e korrekte.

Stevo përsërit disa herë: Do jem president i të gjithëve dhe i një shteti që nuk do t’ju vijë turp as këtu as jashtë vendi. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu