Stojçevska: Për gjuhën maqedonase nuk negociojmë, gjuha jonë është e mbrojtur

Qëndrimi i Qeverisë është konsistent, ndërsa ai është se për gjuhën, identitetin dhe kulturën nuk negociojmë, që do të thotë se gjuha jonë është e mbrojtur, deklaroi sot në Ohër ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska.

“Atë që mund t’ju them, nuk dua të komentoj qëndrimet e vendeve të tjera. Por dua të komentoj të Republikës së Maqedonisë së Veriut, se ne nuk negociojmë për gjuhën, identitetin dhe kulturën, që do të thotë se gjuha jonë është e mbrojtur. Unë isha pjesë e delegacionit qeveritar që mori pjesë në Konferencën e Parë Ndërqeveritare, dhe më pëlqeu veçanërisht që mora pjesë dhe fola në gjuhën maqedonase. Kishte përkthyes që përkthenin që të kuptonin ambasadori evropian Gir dhe të gjithë të pranishmit brenda, sepse ishim bashkë me delegacionin nga Republika e Shqipërisë. Qëndrimi ynë është konsistent, i njëjtë, dhe ai është se ne nuk negociojmë për gjuhën, se gjuha jonë është e pastër.

Nuk ka asnjë fusnotë në kornizën e negociatave, nuk ka asnjë shtesë. Gjuha maqedonase është gjuhë maqedonase e cila është kodifikuar në vitin 1945”, tha në pyetjen e gazetarëve për kontestimin e gjuhës maqedonase nga ana e Bullgarisë ministrja Kostadinovska Stojçevska, e cila mori pjesë në hapjen e konsullatës së nderit të Serbisë në Ohër.

Ajo përsëriti se atë që Republika e Bullgarisë do ta japë si deklaratë është diçka që Bullgaria duhet ta sqarojë dhe njëherësh informoi se ka marrë pjes ë në mbledhjen e djeshme të Këshillit për gjuhën maqedonase.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu