Stoltenberg: Do të rrisim numrin e trupave ushtarake nëse marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës përshkallëzohen

NATO do të rrisë numrin e ushtarëve në Kosovë nëse ka përshkallëzim të tensioneve me Serbinë fqinje, ka thënë kreu i aleancës, Jens Stoltenberg, para bisedimeve mes liderëve të dy vendeve, transmeton InfoShqip.

“Tani kemi një mision të rëndësishëm, një prani ushtarake në Kosovë prej afro 4000 ushtarësh”, tha Jens Stoltenberg në një konferencë për shtyp pas bisedimeve me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Bruksel, i cili qëndronte në krah të tij.

Nëse është e nevojshme, ne do të lëvizim forcat, do t’i vendosim ato ku duhet dhe do të rrisim praninë tonë. Tashmë kemi rritur praninë tonë në veri. Jemi gati të bëjmë më shumë”.

Tensionet midis Serbisë dhe Kosovës u ndezën këtë muaj kur Prishtina tha se do të detyronte serbët që jetojnë në veri, të cilët mbështeten nga Beogradi dhe nuk i njohin institucionet e Kosovës, të fillojnë të përdorin targat e makinave të lëshuara nga Prishtina./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu