Stoltenberg: E papranueshme përdorimi i armëve bërthamore nga Rusia, do ketë pasoja

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha sot se çdo përdorim i armëve bërthamore është i papranueshëm dhe nëse Rusia i përdor ato, do të ketë pasoja të rënda.

“Çdo përdorim i armëve bërthamore është absolutisht i papranueshëm, ai do të ndryshojë plotësisht natyrën e konfliktit dhe Rusia duhet të dijë se një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe se një luftë e tillë nuk duhet të bëhet kurrë”, tha Stoltenberg, përcjell INA.

“Kur shohim vazhdimisht një retorikë të tillë bërthamore nga Rusia, nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është diçka që duhet ta marrim seriozisht dhe prandaj dërgojmë një mesazh të qartë se kjo do të ketë pasoja të rënda për Rusinë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu