Stoltenberg: Moment historik për Maqedoninë e Veriut, tani në NATO do të valojnë 30 flamuj

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë ceremonisë së ngritjes së flamurit të Maqedonisë para selisë së Aleancës theksoi se anëtarësimi në NATO është i rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut, stabilitetin e Ballkanin Perëndimor dhe i mirë për sigurinë botërore. Tha se tani e tutje Maqedonia e Veriut ka aleatët më të mirë në botë, duke theksuar “bashkë jemi më të sigurtë sesa të vetëm”.

“30 flamuj tani do të valojnë. Ky është simbol i unitetit dhe solidaritetit tonë. Ky është moment historik për Maqedoninë e Veriut, që vjen pas vitesh përkushtim dhe angazhim për reforma. Në frymën më të mirë të Aleancës dhe guxim, Maqedonia e Veriut dhe Greqia arritën kompromis për emrin. Marrëveshja e Prespës mundësoi anëtarësimin në NATO dhe marrëdhënie të mira ndër-fqinjësore dhe ardhmëri më të ndritshme.”, tha Stoltenberg.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu