Stresi në protestën e PD-së: Do rrëzojmë komunistët!

Reperi i njohur Stresi është bashkuar gjatë ditës së sotme me protestën e opozitës,e cila zhvillohet këtë të shtunë kundër qeverisë.

Ai është shprehur në një pronocim se ka ardhur sebashku me miqtë e tij për të “rrëzuar rracën e poshtër komuniste”.

“Zoti është me ne, do i mposhtim këta komunistët. Sot protestohet jo vetëm për Fatmir Xhafën por kundër Edi Ramës, gjithë këtij sistemi korruptiv, enverist, fashist që janë rraca më e poshtër. Kam ardhur me 100 çuna të mi”, -u shpreh reperi, emri i vërtetë i të cilin është Arkimed Lushaj.

Nuk është hera e parë që reperi i bashkohet protestave të organizuara nga Partia Demokratike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu