Struga përballë të mirës dhe të keqes

Struga ndodhet brenda një sherri të madh që e vuri Ali Ahmeti me klanin e tij për ta përmbysur rrugëtimin e suksesshëm të ndryshimit që e filloi Ziadin Sela. Megjithatë, Ahmeti duhet ta ketë të qartë se edhe mposhtja e tij nuk e humb atë, por atë e bën edhe më të fortë, më të besueshëm dhe më të dashur te shqiptarët. Ziadin Sela është ndryshimi vetë dhe i duhet qytetit të Strugës për shumë arsye, pra i duhet që Strugës mos i ndalet për asnjë çast hovi i ndryshimit. Andaj, Struga ka nevojë për vazhdimin e këtij hovi për ndërtimin e Strugës dhe për t’i thënë opcionit të tij të ndryshimit PO.

Andaj, struganët janë të vetëdijshëm që mes një klike kriminale-mafioze siç është Ramiz Merko që okupoi qytetin e Strugës për 8 vite, dhe një figure emblematike që tejkalon përmasat lokale të Strugës, Ziadin Selës, kanë mundësinë të zgjedhin këtë të fundit që ka vizion të qartë kombëtar për një të ardhme më të mirë, jo vetëm për Struganët por për të gjithë shqiptarët gjithandej. Struganët të dielën e fundit vërtet dolën faqebardhë dhe se sigurisht me 29 tetor i madh e i vogël do ta kalojnë testin dhe përgjithmonë këtë bandë kriminale që ka ngulfat gjithë shqiptarët do ta flakin në faqet e librave të historisë, si e keqja më e madhe që u ka ndodhur shqiptarëve në këto 15 vite./Fol


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu