Studentët zbulojnë fatin që e pret Tiranën dhe strategjitë që do ndjekin nëse s’përmbushen kushtet e tyre: Kolaps total!

Sot ka nisur protesta më masive e parë deri tani në shtatë ditë tubim te Ministria e Arsimit. Të rinjtë i kanë vënë afat qeverisë që 8 kushtet e tyre të plotësohet deri në orën 16.00.

Sipas ‘News 24”, nëse ky ultimatum nuk përmbushet, atëherë studentët kanë parashikuar një protestë 24 orëshe, ndërsa ditën e nesërme që në orët e para të mëngjesit të bllokohen të gjitha akset kyçe në Tiranë.

Ky përshkallëzim i protestës është parashikuar si një nga skenarët më të mundshëm për të vijuar tubimin, ndërsa vendimet sipas tyre vijnë në mënyrë spontane. Po ashtu, një tjetër skenar i mundshëm është menduar edhe greva e urisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu