Studenti i mjekësisë që i ngriti zërin Edi Ramës nxirret me dhunë nga garda (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama sot ka marrë pjesë në një takim me studentë të mjekësisë, dhe gjatë takimit është hasur me një situatë jo të këndshme kur një i ri i ka ngritur zërin.

“Diplomën e duan si bileta për arratisje….”, u dëgjua një zë nga salla, ndërsa apeli i tij u shoqërua me thirrjet në kor “Rama ik” dhe duartrokitje, që e nervozuan dhe sikletosën jo pak kryeministrin.

“Është një individ në shërbimin tuaj që të filloni të ushtroni profesionin. Merreni, jepini recetën e duhur.

Në kohën e kaq shumë barnave të rimbursueshme i merr falas dhe nesër do të jetë më mirë”, tha ai pasi dëgjoi studentin.

Menjëherë pas debatit në distancë mes studentit dhe Ramës, forcat e sigurisë së Kryeministrit kanë bërë menjëherë shoqërimin jashtë Pallatit të Kongreseve, studentin që guxoi të ndërhynte gjatë fjalës së Edi Ramës.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu