Studim: Nënat janë përgjegjëse për intelegjencën e fëmijëve

Njerëzit e zgjuar duhet të falënderojnë nënat e tyre sepse sipas studimeve rezulton se nënat janë përgjegjëse për transmetimin e gjeneve të inteligjencës. Gjenet e nënës shkojnë në lëvoren cerebrale, kurse të babait në sistemin limbik.

Të gjithë e dinë se inteligjenca është e trashëguar, por më parë  mendonin se shumica e gjeneve merreshin nga babai. Sipas studimeve rezulton se nënat janë të prirura për të trashëguar inteligjencën sepse gjenet e inteligjencës janë të vendosura në kromozomin X.

Shkencëtarët kanë thënë se gratë kanë dy kromozome X dhe ka më shumë gjasa për të trashëguar karakteristikat që lidhen me inteligjencën.  Në një studim ku morën pjesë gati 13.000 të rinj, studiuesit morën parasysh disa faktorë, si ngjyra  lëkurës, edukimi socio-ekonomik dhe zbuluan se parashikuese e inteligjencës IQ ishte nëna.

Në fakt, nuk është vetëm gjenetika përgjegjëse për këtë.  Studiuesit kanë zbuluar  se fëmijët që kanë pasur një lidhje të fortë me nënat e tyre janë  këmbëngulës. Kjo ndodh sepse lidhja e fortë me nënën u jep siguri për të eksploruar botën dhe besim për të zgjidhur problemet. Dashuria dhe lidhja me nënën janë vendimtare për rritjen e disa pjesëve të trurit te fëmijët.

Gjithsesi, duhet të dini se edhe në qoftë se fëmija ka IQ të lartë duhet të stimuloni inteligjencën e tij dhe ta ushqeni me sfida të reja gjatë gjithë jetës, përndryshe inteligjenca do të zbehet.

Baballarët nuk duhet të dekurajohen sepse kanë kontribuar në zhvillimin e fëmijëve të tyre duke qenë të pranishëm emocionalisht.  IQ me të cilën keni lindur është i rëndësishëm, por jo vendimtar./Blitz


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu