Studiuesit gjejnë shkaktarin e zjarreve në Australi: Qeveria nuk pajtohet

Sipas studiuesve nuk ka dyshim se ndryshimi i klimës po rrit rrezikun e zjarreve në të gjithë botën, e veçmas në Australi. Qeveria e Australisë përballet me kritika për mohimin e zjarreve shkatërruese se janë të lidhura me ngrohjen globale.

Qeveria këmbëngul se nuk ka asnjë lidhje mes ndryshimit të klimës dhe zjarreve, që kanë vrarë të paktën 28 njerëz, shkatërruar 2000 shtëpi dhe 11,2 milion hektarë tokë.

Sidoqoftë, një përmbledhje e 57 studimeve shkencore nga një ekip i akademikëve britanikë arriti në përfundimin se ngrohja globale po çon në temperatura të ulëta në të gjithë botën, që krijon kushte që zjarret të vazhdojnë.
”Nuk ka dyshim për lidhjen midis klimës dhe rrezikut nga zjarri”, tha Iain Colin Prentince, një nga autorët shqyrtues dhe drejtori i Qendrës Leverhulme për zjarre, mjedis dhe shoqëri në Imperial College Londër.

Kryeministri Scott Morrison dhe ministri i tij për uljen e emetimeve, Angus Taylor thonë se Australia nuk ka nevojë të shkurtojë emetimet e karbonit në mënyrë më agresive për të kufizuar ngrohjen globale, duke theksuar se ka mposhtur objektivat e saj të zvogëlimit të emetimeve për vitin 2020.
Studimet e realizuara, përfshinë analizat globale të zjarreve, si dhe hulumtimet që përqendrohen në vendet si Australinë, SHBA’të, Greqinë dhe Kanada.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu