Stuhia përfshin bregdetin, pushuesit largohen nga plazhi i Durrësit

Një stuhi me erëra të forta dhe reshje shiu lokale ka përfshirë mesditën e sotme zonat bregdetare në Shqipëri. Në një video të publikuar nga Meteo Balkan, shihen se si pushuesit largohen nga plazhi i Durrësit për shkak të erërave të forta.

Nga pamjet shihen pushuesit duke u larguar me shpejtësi pasi era ka ngritur rërën e plazhit dhe objekte të tjera duke paraqitur rrezik për njerëzit.

Deti gjithashtu duket i dallgëzuar këtë të premte. Kjo situatë ka bërë që plazhet të braktisen nga pushuesit me shprehën se moti do të përmirësohet në orët në vazhdim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu