Suarez: Barcelona më largoi vetëm sepse jam mik i Messit

Luis Suarez ka thënë se ishte pjesë e planeve të trajnerit të Barcelonës, Ronald Koeman, duke këmbëngulur se klubi kishte vendosur ta largojë, për siç thotë, faktin se është mik i ngushtë i Lionel Messit.

Suarezi iu bashkua Atletico Madridit muajin e kaluar, duke u larguar nga Barcelona pas plot shtatë vjetëve si golashënuesi i tretë më i mirë në histori të gjigantit katalonas.

Sulmuesi uruguaian këmbëngul se kishte qenë në planet e trajnerit të ri të Barçës, Koeman, pavarësisht raportimeve në media se holandezi ia kishte treguar derën atij.

“Koeman më tha se unë nuk do të largohesha nga klubi dhe se unë isha në planet e tij”, tha Suarez për ESPN.

“Nuk ishte trajneri ai që më hoqi qafe, ishin drejtorët e klubit. Atyre u pengonte që unë isha miku i Messit. Ata e kishin zakon të ankoheshin se Messi nuk kalonte mirë me sulmuesit e tjerë në klub dhe kur kalon mirë me njërin, ata e heqin qafe”, shtoi ai.

Suarez shtoi: “Nuk e kuptoj arsyen përse ata na ndanë neve. Unë nuk kam pasur ndikim në vendimet e Messit.“


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu