Suarez i jep lamtumirën Barcelonës i përlotur (VIDEO)

Luis Suarez i ka dhënë lamtumirën Barcelonës. Sulmuesi nga Uruguai, është paraqitur në një konferencë, për t’i dhënë lamtumirën Barcelonës.

33 vjeçari ka arritur marrëveshje me Atletico Madrid, dhe tani do të jetë nën urdhrat e Diego Simeones.

“Kam realizuar ëndrrën duke luajtur në klubin më të mirë në botë. Jam krenar më të gjitha që kam bërë”, ka deklaruar Suarez.

“Të luash për Barcelonën është një ëndërr e realizuar. Arritja e këtyre gjërave ka qenë diçka që nuk e kam pritur. Asnjëherë nuk e dini sa vite mund të qëndroni në nivelin më të lartë. Unë mund të largohem krenar dhe i kënaqur me këto gjashtë vjet”.

I pyetur për momentin më të mirë te Barcelona, Suarez është përgjigjur: “Kam jetuar shumë momente që do të mbesin në kujtesën time. Edhe momentet e këqija duhet t’ mbajnë. Por do të ndalem te titulli i parë i ligës dhe Ligës së Kampionëve, dhe golat që shënova atje”.

Në këtë konferencë, ka pasur momente kur Suarez nuk ka mundur t’u përmbahet lotëve.

Video:

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu