Suarez nuk e mendon largimin, pavarësisht interesimit nga klubi i madh amerikan

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez nuk ka interes për tu larguar nga “Camp Nou”, pavarësisht interesimit nga skuadra amerikane Inter Miami.

Interesimi i skuadrës së David Bekcham-it është duke vazhduar duke marrë parasysh që uruguaiani do agjent i lirë në verën e vitit 2021, transmeton portali arbresh.info.

Ish ylli i Liverpool-it është identifikuar si një ndër tre emrat në projektin e madh të Inter Miami-t.

Sidoqoftë, sipas Sport, Suarez nuk do dëgjojë ndonjë ofertë dhe synimi i tij është të mbetet me klubin katalunas.

Sulmuesi ka shënuar 196 gola në 281 paraqitje që nga viti 2014.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu