Subhi Jakupi godet diasporën: Numri i listës që ka diaspora me 171 mijë votues,nuk është i saktë

Përfaqësuesi i BDI-së në KSHZ Subhi Jakupi në një intervistë për javoren “Republika” ka deklaruar se numri 171.000 i votuesve të larguar nga Lista zgjedhore në një listë të veçantë, nuk është i numër real, ka deklaruar Jakupi.

“Këta 171.000 njerëz, gjithashtu, kanë dalur nga 32 pyetjet në metodologji. Këta votues nuk janë gjetur në disa baza të të dhënave dhe llogaritet se janë jashtë shtetit më gjatë se tre muaj. Partitë u morën vesh që këta votues të jenë në listë të veçantë dhe të kihet kujdes mos të keqpërdoren ata. Ata do të kenë të drejtë të votojnë jashtë, ose në RM. Por, edhe ky numër nuk është real, që gjoja të gjithë janë jashtë Maqedonisë. Unë njoh shumë që janë këtu, dhe shkurtë kanë qenë jashtë.”- ka deklaruar Jakupi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu