Ka filluar paraqitja e kërkesave për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2026. Me këtë rast, zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Albrim Hoxha, u bëri thirrje të gjithë fermerëve që të aplikojnë në kohë dhe të shfrytëzojnë mbështetjen financiare që u takon.
“U bëj thirrje të gjithë fermerëve të mos e lënë aplikimin për ditët e fundit. Aplikoni në kohë dhe shfrytëzojeni mbështetjen që ofron shteti. Për çdo paqartësi apo ndihmë gjatë procesit të aplikimit, në dispozicion janë njësitë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave”, deklaroi Hoxha.
Kërkesat paraqiten në mënyrë elektronike përmes portalit të Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural. Fermerët mund të aplikojnë për mbështetje bazë dhe shtesë të të ardhurave sipas sipërfaqes dhe numrit të krerëve të bagëtive, pagesa direkte për njësi produkti, mbështetje për elementet hyrëse në prodhim, si dhe mbështetje për ekonomitë e vogla bujqësore.
Para paraqitjes së kërkesës, fermerët duhet t’i kontrollojnë dhe t’i përditësojnë me kohë të dhënat në regjistrat përkatës. Për të lehtësuar procesin e aplikimit, në faqen zyrtare të Agjencisë është publikuar edhe Udhëzuesi për Pagesat Direkte në Bujqësi për vitin 2026.
Afati i fundit për paraqitjen e kërkesave është 30 shtator 2026.









