Suedi-Finlanda në NATO, Erdogan rithekson “Jo”-në

Orë pasi Suedia e Finlanda dorëzuan në NATO kërkesën për anëtarësim, Turqia reagoi sërish me “Jo”-në e saj. Më saktë presidenti Erdogan. Ai tha se vendi i tij nuk do të pajtohet me asnjë zgjerim që mund ta bëjë Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut më pak të sigurt, ose të dëmtojë sigurinë e saj.

Ne presim që aleatët të kuptojnë ndjeshmërinë tonë (në luftën kundër terrorizmit), të tregojnë respekt dhe mbështetje nëse është e mundur,” tha Erdogan në një takim të grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Turqisë në Ankara.

Ai shtoi se Turqia është një nga vendet kryesore që mbështet aktivisht aktivitetet e NATO-s, por se kjo nuk do të thotë se “ne pa dyshim do të pajtohemi me çdo propozim”.

Ai shtoi se zgjerimi i NATO-s mund të ketë sukses vetëm nëse respektohen ndjeshmëritë e Turqisë.

NATO është një aleancë sigurie dhe Turqia nuk do të pranojë ta bëjë atë të pasigurt. Zgjerimi i NATO-s ka kuptim për Turqinë për aq kohë sa respektohet ndjeshmëria jonë”, tha presidenti turk Erdogan.

Erdogan theksoi nevojën e Turqisë për të mbrojtur kufijtë e saj nga grupet terroriste.

Është e papajtueshme,” tha ai, që “Suedia dhe Finlanda po kërkojnë të bashkohen me një aleancë ushtarake teksa mbështesin terroristët e PKK/YPG. Suedia ka refuzuar të ekstradojë terroristët me kërkesë të Turqisë, por guxon të kërkojë anëtarësimin në NATO”, tha Erdogan.

Në pesë vitet e fundit, as Suedia dhe as Finlanda nuk kanë përmbushur kërkesat e Turqisë për ekstradimin e dhjetëra terroristëve.

Të premten e kaluar, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se disa vende skandinave po veprojnë në mënyrë efektive si “stehimore” për grupet terroriste.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu