Sulemani: Vendimi për heqjen e shtigjeve për biçikleta në Tetovë ishte i shpejtë, mund të rregulloheshin

Hamdi Sulemani nga “Më mirë për Tetovën” në “Click 21” theksoi se vendimi për heqjen e shtigjeve për biçikleta në Tetovë ishte i shpejtë dhe se të njëjtat mund të rregulloheshin.

Tetova kishte disa shtigje bicikletash por nuk ishin adekuate ashtu siç u tha nga administrata. Prandaj ne në seancën e parë ngritëm çështjen e inspektoratit komunal bashkërisht me udhëheqësin e policisë së komunikacionit. Vendimi i shtigjeve për tërheqjen e tyre ishte shumë i shpejtë, ata mundeshin të përmirësoheshin në një mënyrë por njëkohesisht do të shohim me ardhjen e pushtetit të ri do të kërkojmë edhe një herë të rievidohet ai projekt dhe të fillohet me ndonjë intervenim të vogël që të kthehet përsëri”, tha Sulemani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu