Aktorja e njohur turke Meryem Uzerli u tregua e suksesshme në shumë projekte në kinematografike turke.
Kurse sivjet ajo ishte e pranishme edhe në Festivalin e Filmit në Kanë.
Ajo shkëlqeu përkrah yjeve të ndryshme botërore. Ndërkaq nuk hezitoi që të realizojë fotografi edhe me aktorin e famshëm hollivudian Will Smith.
Këtë foto ajo e ka ndarë bashkë për ndjekësit e llogarisë personale në Instagram.
Kujtojmë se aktoren turke e njohim për interpretimin e rolit të Hyrremti, në serialin “Sulltani”, i cili u shfaq edhe në RTV21.