Sulmi me raketa ruse në Poloni, Kremlini e mohon, NATO nis verifikimin e raporteve

Rusia ka mohuar deklaratat e medieve dhe zyrtarëve polakë, se raketat ruse kanë rënë në fshatin polak Przewodo pranë kufirit me Ukrainën. Nëpërmjet një postimi në Telegram, Ministria ruse e Mbrojtjes i cilësoi raportimet polake “ si një provokim të qëllimshëm për të përshkallëzuar situatën.”

Asnjë goditje nuk u krye kundër objektivave pranë kufirit shtetëror ukrainas-polako nga mjetet ruse të shkatërrimit,” thuhet në deklaratë.

Ministria ruse thotë se pjesët e raketave nga vendi i ngjarjes, të filmuara nga media polake, nuk kanë lidhje me armët ruse.

Sakaq BBC shkruan se një zyrtar i NATO-s është shprehur ka thënë se NATO është duke shqyrtuar raportet në një bashkëpunim të ngushtë me Poloninë.

“Ne jemi duke i shqyrtuar këto raporte dhe po koordinojmë ngushtë me aleatin tonë Poloninë”, ka thënë zyrtari i NATO-s për BBC.

Një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane, tha me heret se raketat ruse kaluan edhe në Poloni dhe vranë dy persona, raporton AP. Polonia është shtet anëtar i NATO-s.

Zëdhënësi i qeverisë polake, Piotr Mueller, nuk e konfirmoi menjëherë këtë informacion, por tha se krerët e shtetit po mbajnë një takim urgjent për shkak të një “situate krize”. Mediat polake raportuan se dy persona vdiqën në një fshat polak, i cili gjindet pranë kufirit me Ukrainën. Pentagoni tha se nuk mund t’i konfirmojë këto raportime.

Ne jemi të vetëdijshëm për raportimet e mediave, të cilat pretendojnë se dy raketa ruse kanë goditur një vendndodhje brenda Polonisë, afër kufirit me Ukrainën. Mund t’ju them se ne nuk kemi asnjë informacion në këtë moment për të vërtetuar këto raportime dhe jemi shikuar këtë çështje edhe më tej”, tha ka thënë koloneli Patrick Ryder, një zëdhënës i ushtrisë amerikane.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu