Sulmi në Rusi, Shën Petersburgu shpall tri ditë zie

Autoritetet e Shën Petersburgut kanë shpallur tri ditë zie pas për disa shpërthimeve në metro-në e qytetit që i morën jetën 12 personave dhe lanë të plagosur më shumë se 50 tjerë.

Një zëdhënës i kryetarit të qytetit, në Twitter ka shkruar se ditë zie do të jenë e marta, e mërkura dhe e enjtja, raporton Tass.

“Nga nesër fillojnë tri ditë zie në qytet”, ka shkruar ai.

Shefi i diplomacisë angleze Boris Johnson në profilin e tij në Twitter, ka shkruar se i shpreh ngushëllime familjeve të viktimave të shpërthimit në Shën Petersburg. /Albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu