Sulmohet fizikisht kryetari i Selanikut, Yiannis Boutaris (VIDEO)

Kryetari i Komunës së Selanikut, Yiannis Boutaris, është shtruar në spital pasi është sulmuar fizikisht nga disa persona.

Ai është goditur në kokë nga një grup nacionalistësh, gjatë një paraqitje në shënimin e vrasjes së grekëve etnik nga turqit në Luftën e Parë Botërore.

Kryeministri grek Aleksis Tsipras në një komunikatë theksoi se sulmuesit duhet të ballafaqohen me pasojat e veprimit të tyre.

Sulmin ndaj Boutaris e kanë dënuar edhe partitë tjera greke.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu