Sulmohet punonjësi i EVN-së gjatë kryerjes së detyrës në Saraj

Një punonjës i EVN Maqedoni është sulmuar fizikisht derisa po kryente detyrat e tij të punës në territorin e komunës së Sarajit në Shkup.

Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, më 29 korrik 2026, rreth orës 13:15, në SPB Shkup, 45-vjeçari G.K. nga Shkupi, i punësuar në EVN Maqedoni, ka raportuar se rreth orës 13:00, gjatë angazhimit të tij në punë, është sulmuar fizikisht nga T.B. (32) nga fshati Saraj.

Nga MPB njoftojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet kallëzim përkatës./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu