Super oferta e Realit për Neymar: 100 milionë euro plus 3 lojtarë

Duket se Real Madridi është i gatshëm të bëjë gjithçka për ta transferuar sulmuesin e Paris Saint-Germainit, Neymar, në bazë të ofertës së fundit që e ka bërë për të.

Madridi i ka ofruar PSG-së 100 milionë euro plus Gareth Bale, James Rodriguez dhe Kaylor Navas për Neymarin, sipas gazetës franceze “L’Equipe”.

Por, gjiganti francez e ka refuzuar këtë ofertë të Real Madridit, sipas të përditshmes franceze.

PSG-ja ishte e pa lëvizur, duke e refuzuar ofertën, me çka Barcelona dhe Juventusi mbesin favoritë në garë për shërbimet e brazilianit.

Kampioni i Ligës 1 është shprehur i gatshëm ta shesë Neymarin për një çmim të duhur dhe largimi i tij këtë verë është pothuajse i sigurt.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu