Super talenti Fikri Dani, 17 vjeçari nga Dollogozhda e Strugës, lojtari që shkëlqeu në fitoren e FC Struga “Trim&Lum” (FOTO)

Fikri Dani, 17 vjeçari super i talentuar nga Dollogozhda e Strugës sot ka shkëlqyer me ekipin “Trim Lum”-Fc.Struga në ndeshjen e zhvilluar sot në stadiumin e qytetit të Strugës kundër F.K.Dritës së Bogovinës së Tetovës ku ekipi strugan triumfoi me rezultatin 2: 0.

Në këtë ndeshje sportive ishte Fikri Dani nga Dollogozhda i cili u dallua dukshëm me super talentin e tij, me pasimet e tij dhe shpejtësinë prej një lojtari i cili premton shumë për të ardhmen e tij, ku një ditë me siguri mund ta shohim në ekipet elitare evropiane.

Edhe trajneri i ekipit FC Struga “Trim&Lum”,sot është shpreh jashtëzakonisht i kënaqur me lojën e talentit 17 vjeçar Fikri Dani ku shkëlqeu gjatë gjithë ndeshjes.

Fikri Dani kërkohet nga ekipi i kombëtares së Maqedonisë.

Mësojmë se Fikri Dani ka tërhequr vëmendjen e ekipeve evropiane ku edhe priten oferta konkrete nga këta të fundit.

Fikri Dani, do të jetë një emër i madh në futbollin evropian, shprehen shumë lojtar dhe trajner tu cilët e kanë vërejtur talentin e tij. /InfoShqip.com

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu