“Surpriza e madhe” e shiti verën e kaluar, Reali dëshiron me çdo kusht rikthimin e lojtarit

Ndoshta mbrojtësi Sergio Reguilon nuk do mbetet edhe për shumë kohë te klubi anglez, Tottenham. Reali e shiti në verë spanjollin, por në marrëveshje shkruhet edhe mundësia e riblerjes për 45 milionë euro. Sipas Sport, “Los Blancos” duan ta aktivizojnë këtë mundësi, meqenëse janë mahnitur nga super paraqitjet e lojtarit.

Gjithashtu në verë, Marcelo pritet të largohet, andaj klubi spanjoll i duhet një lojtar që të garojë me Ferland Mendyn për pozitën në formacionin bazë. Reguilon ka qenë i padiskutueshëm te Tottenhami, andaj skuadra e Jose Mourinhos do bëjë çmos që ta mbajë në skuadër. Mbetet të shihet nëse Reguilon do pranoi të rikthehet te Reali, ngase është duke shkëlqyer nën urdhrat e Mourinhos.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu