Sveçla: Serbisë po i dështon “shkolla ruse”

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka akuzuar Serbinë se ka për synim intensifikimin e agresivitetit të luftës speciale kundër Kosovës duke kombinuar propagandën, operacionet subversive, ofensivën diplomatike përmes metodave të luftës hibride sipas shkollës ruse.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se dështimet e njëpasnjëshme të përpjekjeve destabilizuese serbe kanë acaruar Vuçiq, Vuçeviq, Vulin, Radojçiq, të cilët të dëshpëruar po synojnë ende që “shkollën ruse” për destabilizim ta implementojnë në rajon.

Sveçla ka paraqitur listën e dështimeve të Serbisë duke thënë se ajo do të vazhdojë të rritet derisa Beogradi zyrtar ta kuptojë përfundimisht se sovraniteti i Kosovës nuk mund të cenohet dhe se orientimi euro-atlantik i rajonit, nuk ka kthim.

“”Dështimet e njëpasnjëshme të përpjekjeve destabilizuese, kanë acaruar Vuçiq-in, Vuçeviçin, Vulinin, Radojçiq-in, të cilët të dëshpëruar, po synojnë ende që “shkollën ruse” për destabilizim, ta implementojnë në rajon”.

Dështuan në arritjen e qëllimeve politike përmes barrikadave në veri; Sulmin paramilitar/terrorist në Banjskë; Synimet për të nxitur trazira dhe konflikte në komunat në veri, përmes luftës hibride, lajmeve të rreme, inskenimeve dhe fushatave propaganduese”.

“Dështuan në synimet për të mbrojtur grupet e strukturuara kriminale, për qëllime politike dhe financiare/pastrimin e parave, kultivimin e drogave, trafikimin e armëve; Destabilizimin e Kosovës dhe rajonit përmes trafikimit masiv të armëve në komunat në veri të Kosovës; Synimet e vazhdueshme për inskenim të incidenteve ndaj serbëve (në jug), për ta fajësuar Kosovën, përmes strukturave të sigurisë së Serbisë; Shfrytëzimit ë individëve me orientim radikal (fetar) dhe grupeve kriminale në rajon”, shkroi Sveçla.

Tutje, Sveçla tha se Serbia ka dështuar edhe në fushatat e orkestruara kinse për “spastrim etnik”, “krizë humanitare”, “sulme ndaj serbëve”, “kërcënim nga ‘sundimi i ligjit dhe lëvizja e lirë’”.

Ai përmendi edhe dështimin, sipas tij, së fundi të Serbisë, me bllokimin e pikave kufitare përmesgrupeve ekstremiste, radikale dhe terroriste të sponsorizuara nga shteti.

Lista e dështimeve të tyre është e gjatë dhe do të vazhdojë të rritet, deri sa ta kuptojnë përfundimisht, që sovraniteti i Kosovës nuk mund të cenohet, orientimi Euro-Atlantik i rajonit, nuk ka kthim”, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu