Me sytë që i dalin vendit, adoleshenti bëhet sensacion në internet (FOTO – VIDEO+16)

Një adoleshent është bërë sensacion në internet, pasi ka zbuluar se si mund të nxjerrë sytë nga vendi për më shumë se 10 milimetra.

Nxënësi Ahmed Khan ka zbuluar se posedon një talent të veçantë – nxjerrjen e syve nga vendi, dhe këtë e kishte bërë publike për herë të parë gjatë vitit të kaluar, transmeton Telegrafi.

14-vjeçari thotë se vazhdimisht i prekë sytë dhe i nxjerr nga vendi, por çuditërisht ky veprim nuk i shkakton dhimbje apo ndonjë dëmtim.

“Krejt rastësisht e kam zbuluar këtë gjatë vitit të kaluar, kur preka sytë dhe e kuptova se kishin dalë nga vendi. Fillimisht mendova që i kisha dëmtuar, por më vonë e kuptova se gjithçka është në rregull”, ka deklaruar Khan. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu