Ish-presidenti serb Boris Tadiq publikisht ka akuzuar presidentin aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiq se ka marrë pjesë në transferin illegal nga Serbia në Hungari të ish-kryeministrit të dënuar maqedonas Nikolla Gruevski.
“Nuk ka asnjë dyshim se në operacionin e transferimit të Gruevskit nga Shqipëria përmes Malit të Zi dhe Serbisë në Hugari ka marrë pjesë edhe Vuçiq, presidenti malazez Millo Gjukanoviq si dhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Hungarisë, Edi Rama dhe Viktor Orban”, theksoi Tadiq. Sipas tij, në këtë skemë kanë marrë pjesë populistët rajonal që drejtpërdrejt kanë marrë pjesë në transferimin e kriminelëve të dënuar. Ai tha se nuk i beson deklaratës së Vuçiqit se nuk ka ditur asgjë rreth rrugëtimit të Gruevskit dhe se ai e dinte se miku i tij po kalonte nëpër Serbi. “Ata e kishin ditur se edhe pak orë i kishin mbetur mikut të tij për të shkuar në burg”, ka theksuar Tadiq, duke përmendur Vuçiqin, Ramën, Gjukanoviqin dhe Orbanin.










