Tahiri i përgjigjet Ilire Dautit: Je aktore, nuk fitohen vota me viktimizim

Deputeti i VLEN-it, Zekirja Tahiri, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetes së Lidhjes Shqiptare, Ilire Dauti, të bëra gjatë seancës plenare, ku ajo kishte akuzuar Tahirin dhe kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, se kishin nënshkruar një dokument në gjuhën maqedonase, përcjell zyrtare.net

Në reagimin e tij, Tahiri e cilëson Dautin si “aktore”, duke thënë se ajo është përpjekur ta fyejë përmes këtyre akuzave.

“Që në fillim ia kam çjerrë maskën asaj se vetëm një aktore e mirë mund të jetë. Nuk kam gabuar asnjëherë në përshkrimin e njerëzve”, shkruan Tahiri.

Ai e akuzon më tej Dautin për, siç thotë, “koketim me VMRO-në dhe LSDM-në”, duke pretenduar se edhe ajo vetë ka nënshkruar dy dokumente në gjuhën maqedonase.

Në fund të reagimit, deputeti i VLEN-it thekson se “like” në rrjetet sociale mund të fitohen, por jo edhe votat, duke shtuar se, sipas tij, “viktimizimi” është e vetmja strategji që i ka mbetur kundërshtares së tij politike. Ai e mbyll postimin me urimin: “Pushime të mbara”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu