Tahiri: Lajçak e Borrell janë të dështuar e të shkarkuar, Kurti të japë dorëheqje

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell dhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, janë të dështuar e të shkarkuar, thotë ish-kryenegociatorja dhe kryetarja e Lobit Rajonal, Edita Tahiri.

Në emisionin “Debat Plus”, Tahiri e ka quajtur turist emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçakun.

Ajo thotë se kompetencat tashmë i kanë kaluar treshes evropiane, Olaf Scholz, Emmanuel Macron dhe Giorgia Meloni.

Ajo thotë se Lajçak është dashur të japë dorëheqje.

Por, të njëjtën e thotë edhe për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që sipas saj, e ka pranuar Asociacionin.

“Lajçak ishte i shkarkuar, ka mbetur njëfarë turist duke shëtitur Kosovën e Bashkimin Evropian. Nuk spekuloj intervista të një ndërmjetësuesi të dështuar siç është Lajçaku, siç është i dështuar edhe kryeministri Kurti, i cili e pati letrën e Bidenit që thoshte se dialogu duhet të fokusohet dhe të rezultojë në njohjen reciproke, e dogji letrën e Bidenit, sot askush s’e përmend. Lajçak është i shkarkuar bashkë me Borrellin. Ka shkuar kompetenca te treshja e madhe, Scholz, Macron, Meloni. Lajçak është dashur të japë dorëheqje, por edhe Kurti duhet të japë dorëheqje. Ai i ka thënë VV-së nuk pranoj Asociacion, tash kur pranoi, duhet të thotë më falni më detyruan, në atë kohë ju premtova… akti moral është dorëheqja”, tha ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu