Tahiri: Sulmet ndaj gazetarëve në veri shpërfaqin njëkohësisht dobësi dhe brishtësi institucionale

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se sulmet ndaj gazetarëve në veri të vendit janë të sinkronizuara nga Serbia. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Tahiri ka thënë se sulmet ndaj medias shpërfaqin dobësi dhe brishtësi institucionale.

Të lihen të pambrojtur nga kriminelët, përpos se tolerim i nëpërkëmbjes së parimeve dhe vlerave universale njerëzore, shpërfaq njëkohësisht dobësi dhe brishtësi institucionale”, ka thënë Tahiri.

Reagimi i plotë:

“Sulmi ndaj gazetarëve në veri të vendit, është pjesë e një kampanje të sinkronizuar nga Serbia dhe bandat e saj kriminale në veri të Republikës së Kosovës.

Media e lirë, efikase dhe e pavarur, është shenja dhe shtylla mbrojtëse e shtetësisë dhe shtetformimit. Të lihen të pambrojtur nga kriminelët, përpos se tolerim i nëpërkëmbjes së parimeve dhe vlerave universale njerëzore, shpërfaq njëkohësisht dobësi dhe brishtësi institucionale. Kur shtrinë sovranitetin dhe sundimin e ligjit, nuk guxon t’i lësh të pambrojtura shtyllat e shtetformimit.

Mediat e lira dhe gazetaria profesionale janë më meritorët që Kosova nuk do t’i jap asnjë shans rrëshqitjes në kaos, anarki, dhe autoritarizëm.” shkruan ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu