Takim i jashtëzakonshëm i Qeverisë greke për koronavirusin

Ministra dhe përfaqësues të shtatë ministrive greke, mes të cilave e Shëndetësisë, Arsimit dhe Migrimit, marrin pjesë në takimin e sotëm në pallatin presidencial, kushtuar epidemisë së koronavirusit të ri. Takimin e ka konvokuar kryetari i Qeverisë së Greqisë, Kirjakos Micotakis për ngjarjet e fundit me koronavirusin , pas rasteve të vd, ekjes në Itali, transmeton gazeta KOHA.

Pas përfundimit të takimit, ministri i Shëndetësisë së Greqisë, Vasilis Kikiljas theksoi se janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtje dhe ka bërë thirrje për qetësi, seriozitet dhe profesionalitet. Ministri i Shëndetësisë së Greqisë theksoi se në vend tashmë janë caktuar 13 spitale për përballje eventuale me koronavirusin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu