Takim që prek zemrat! Familja e futbollistit të ndjerë Agan Asani, vizitoi familjen e David Dokmanoviqit, i cili ia kushtoi një gol futbollistit të ndjerë nga Çerkezi

Emocione të mëdha! Futbollisti i ri, David Dokmanoviq nga fshati Umin Doll, u vizitua nga familja e të ndjerit Agon Asani nga fshati fqinj Çerkez. Më herët, Dokmanoviq i kishte kushtuar një gol Aginit.

Futbollisti 13 vjeç, Agon Asani humbi jetën tragjikisht në një aksident trafiku në rrugën rajonale Kumanovë–Shkup.

Pas golit të shënuar, Dokmanoviq tregoi një fanellë me dedikim për Aganin dhe familjen e tij, të cilën më pas ua dhuroi atyre. Në shenjë mirënjohjeje, familja Asani i dhuroi Dokmanoviqit topin me të cilin Agani kishte ushtruar.

https://www.facebook.com/reel/1724092605589412


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu