Takimi i Griezmann me Barcelonën: Francezi ka besimin e plot në klub

Antoine Griezmann tani është shumë më i qetë se sa ishte një javë më parë, duke u rikthyer në formacionin bazë për dy ndeshjet e fundit.

Pasi u la jashtë nga Quique Setien, francezi filloi ndeshjet kundër Villarrealit dhe Espanyolit.

Por lajmi i madh është duke tjetër. Këtë javë, Griezmann dhe përfaqësuesit e tij, të udhëhequr nga agjentja dhe motra e tij, janë takuan me klubin, shkruan L’Equipe.

Klubi mësohet se u ka thënë atyre që kanë besim të plotë në francezin që u ble nga Atletico Madridi.

Sulmuesi dëshironte të diskutonte situatën me të cilën u përball, ku ishte rezervist dhe futej në lojë vetëm në minutat e fundit.

Tani, francezi është siguruar, pasi edhe trajneri Setien ka folur me lojtarin, por Griezmann dëshironte të dëgjonte qëndrimin nga klubi.

Griezmann është i lumtur dhe synon të qëndrojë në Camp Nou.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu