Takimi i Talat Xhaferit me ambasadoren estoneze

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi realizoi takim me ambasadoren e Republikës së Estonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kristi Karelson.

Në takim, siç potencoi pres shërbimi i kuvendit, Xhaferi theksoi se të dyja vendet kanë marrëdhënie miqësore dhe e falënderoi për mbështetjen e plotë që Republika e Estonisë ia dha Maqedonisë së Veriut për integrimin në strukturat veri-atlantike, me qëllim që të sigurojë stabilitetin dhe prosperitetin e saj.

Ambasadorja Karelson theksoi se Republika e Estonisë e sheh marrëveshjen e arritur me Greqinë si vegël që duhet të përdoret për heqjen e të gjitha dilemave te vendeve anëtare për sjelljen e vendimeve për fillimin e negociatave aderuese.

Ajo gjithashtu theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut ka rol kyç në sistemin e sigurisë të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht sa i përket solidaritetit të proklamuar si një nga principet parësore të anëtarësimit të të dyja vendeve në Grupin Uilnius.

Në takim Xhaferi sugjeroi se për vendin tonë, ndarja e përvojës në shfrytëzimin e fondeve të BE-së, TAIEX dhe Tuining programet do të ishte e dobishme duke pasur parasysh faktin se Republika e Estonisë është lidere në BE me 90 për qind të shfrytëzimit të atyre fondeve dhe potencoi se sektori IT-së, çështjet financiare, sundimi i së drejtës janë fushat në të cilat do të mundemi më intensivisht të bashkëpunojmë.

Ambasadorja informoi se në Estoni më 3 mars 2019 do të mbahen zgjedhje parlamentare, dhe për këtë shkak ratifikimi i Protokollit aderues për anëtarësimin e RMV në NATO pritet të jetë në gjysmën e dytë të vitit.

Dy bashkëbiseduesit, thuhet në kumtesë, u pajtuan se ka hapësirë për intensifikimin e marrëdhënieve bilaterale midis të dyja vendeve në të gjitha nivelet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu