Asnjë ministër shqiptarë nuk ka qenë pjesë e delegacionit të lartë qeveritar që ka pritur zv/sekretarin amerikan të shtetit, Xhon Salivan. Kryeministri Zaev ka pritur zyrtarin amerikan i shoqëruar nga ministri i jashtëm, Nikolla Dimitrov, Stevo Pendarovski – koordinator nacional për në NATO dhe pjesëtarë të tjerë të kabinetit të kryeministrit. Nga Qeveria nuk janë deklaruar për këtë format të takimeve të nivelit të lartë, pasi që deri tani ishte parë njëri nga zv/kryeministrat shqiptar, sidomos Bujar Osmani.
Zyrtari i lartë amerikan Xhon Salivan gjatë takimit theksoi mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve ndaj vendosmërisë së vendit që përmes Marrëveshjes së Prespës të anëtarësohet në NATO dhe BE. Ai bëri të qartë se SHBA-të janë në gjendje të ruajnë vendin nga ndikimet dashakeqe ruse.(INA)










