Takimi me Kurtit dhe Vuçiçit në Bruksel: Qeveria e Kosovës zbardh detaje, ja për çfarë do të bisedohet

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se vendimi për reciprocitetin me Serbinë është rënë dakord në marrëveshjen e mëparshme të Brukselit dhe se nuk do të jetë pjesë e diskutimeve në takimin e ardhshëm të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Ky takim është thirrur nga Përfaqësuesi i BE për Politikën e Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe do të mbahet më 18 gusht pasi është konfirmuar pjesëmarrja nga të dy liderët.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, nuk ka treguar se çfarë do të diskutohet në Bruksel.

“Për agjendën e takimit do t’ju informojmë me kohë. Vendimet për targat dhe dokumentet për hyrje-dalje janë vendime të qeverisë që janë paraparë në marrëveshjet e dakorduara nga palët në të kaluarën, prandaj nuk mund të diskutohen në këtë mbledhje”, tha Kryeziu.

As zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, nuk dha detaje për takimin e 18 gushtit.

“Mund të konfirmoj se pasi Përfaqësuesi i Lartë Borell ftoi të dyja palët në Bruksel, presidenti Vuçiç dhe kryeministri Kurti e pranuan ftesën e tij dhe se më 18 gusht do të priten në Bruksel nga Përfaqësuesi i Lartë dhe Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak për të diskutuar rreth dialogu i mëtejshëm ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Do të ndajmë më shumë detaje rreth logjistikës dhe agjendës më afër ditës së takimit”, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu