Takimi në Bruksel, Sheholli: Takimi ka përfunduar pa marrëveshje, Serbia kundërshton çdo propozim të Kurtit

Takimi në Bruskel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuciq në Bruksel nën ndërmjetësimin e zyrtarëve të lartë të Bashkimti Evropian, ka “përfunduar” pa asnjë marrëveshje.

Krejt këtë e ka thënë Fatmir Sheholli, drejtor i Institutit për Përafrimin e Marrëdhënieve Ndëretnike.

Sipas tij, ka qenë pala serbe që ka refuzuar çdo propozim që ka bërë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për targat.

Në bazë të informatave deri më tash pala serbe nuk ka pranuar që propozimet e Kurtit t`i aprovon pala serbe dhe sipas të gjitha gjasave po futemi në një situatë që askush nuk e ka dëshiruar…. të cilës të gjithë i kemi frikësuar”, ka thënë Sheholli ndër të tjera. Sipas tij, presidenti serb ka shkuar aq larg me kërkesa në takimin e sotëm – “kërkesë kjo” që është injoruar totalisht nga kryeminsitri i vendit, Albin Kurti.

“Tash ekziston edhe një shans që deri në ora 12:00 të natës së sotme, pala serbe të pajtohet që çështja e targave nuk ka lidhje me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, sepse pala serbe po insiston që të filloj menjëherë themelimi i Asociacionit dhe atë po e kërkojnë para se të nënshkruhet marrëveshaj finale, kjo sipas informatave që kemi, ka qenë Kurti që nuk ka dashur as të dëgjoi për këtë”, ka thënë Sheholli.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu