Takimi trepalësh për Kosovën, çka u deklarua nga Escobar, Lajçak e përfaqësuesit e NATO-s

I dërguari special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka reaguar dje pas takimit me zëvendëssekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Gjeneral Mircea Geoana dhe me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ai ka thënë se në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Pata një takim të dobishëm dhe në kohë me DSG-në e NATO-s@Mircea_Geoana dhe DAS Escobar sot. Diskutuam zhvillimet e fundit në Dialog, duke përfshirë veriun e Kosovës, bashkëpunimin BE-SHBA-NATO dhe rrugën përpara. Mirënjohës për mundësinë për të adresuar gjithashtu bashkërisht @NATO Ambasadorët“, ka shkruar ai në Twitter.

Escobar, si dhe i dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kanë zhvilluar një takim në selinë qendrore të NATO-s.

Lajmi është bërë me dije nga misioni i SHBA-së në NATO përmes një postimi në Facebook.

Në njoftim theksohet se aleatët e NATO-s dhe BE-ja janë të përkushtuara të punojnë me Serbinë dhe Kosovën për të gjetur një zgjidhje dhe rrugë përpara në interes të stabilitetit, sigurisë dhe mirëqenies së të gjitha komuniteteve.

Zëvendës sekretari i përgjithshëm Mircea Geoana ka pritur në selinë e NATO-s, zëvendës ndihmës sekretarin e SHBA-së, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Pas këtij takimi, detaje ka dhënë edhe vet NATO, duke thënë se takimi i tyre ishte pjesë e konsultimeve të rregullta për situatën në Kosovë dhe zhvillimet në rajonin e gjerë të Ballkanit Perëndimor.

Zëvendës sekretari i përgjithshëm, Geoana theksoi përpjekjet intensive të kryera nga aleatët e NATO-s dhe Bashkimi Evropian për të zbutur tensionet e fundit, veçanërisht në veri të Kosovës.

Ai gjithashtu nënvizoi mbështetjen kryesore të ofruar nga misioni i KFOR-it të udhëhequr nga NATO dhe misioni i sundimit të ligjit (EULEX) i udhëhequr nga BE-ja në largimin e barrikadave, të cilat kanë ndihmuar në rivendosjen e plotë të lirisë së lëvizjes në mbarë Kosovën.

KFOR-i mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe ka aftësinë dhe personelin për të vazhduar zbatimin e mandatit të tij të OKB-së, plotësisht dhe në baza ditore, për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë. Kjo i kontribuon sigurisë në Kosovë dhe stabilitetit në të gjithë rajonin. NATO gjithashtu vazhdon të mbështesë dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës – si platforma kryesore për të ndërtuar paqen dhe sigurinë e qëndrueshme në të gjithë rajonin – dhe të gjitha përpjekjet që synojnë avancimin e integrimit evropian dhe euroatlantik të Ballkanit Perëndimor. Gjatë vizitës së tyre, Escobar dhe Lajçak informuan gjithashtu ambasadorët e NATO-s mbi përpjekjet dhe angazhimet e tyre diplomatike reciprokisht përforcuese me të gjitha palët në rajon”, thuhet në komunikatën e NATO-s.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu